RTSH Sport Live

Kupa e Mbretit, Atletik Bilbao mesazh tifozëve: Mos vërshëlleni himnin!

  • 06/04/2024
  • |
  • Spanjë
Kupa e Mbretit, Atletik Bilbao mesazh tifozëve: Mos vërshëlleni himnin!

Sot në mbrëmje në orën 22:00 në Sevija do të luhet finalja e Kupës së Mbretit mes Atletik Bilbaos dhe Majorkës së Muriqit. Ditën e djeshme klubi bask ka surprizuar me komunikatën e bërë publike në orët e vona të mbrëmjes ku ftonte tifozët e saj që të mos vërshëllenin himnin e Spanjës.

Kjo është hera e parë që klubi i Bilbaos u kërkon tifozëve në formë zyrtare që të mos kontestojnë himin përpara një finaleje të tillë. “Për një finale me respekt maksimal. Atletik Bilbao u kërkon tifozëve të saj që të mos bëjnë asnjë gjest, i cili mund do të konsiderohet si mungesë respekti përballë një eventi kaq të rëndësishëm”, është një pjesë e komunikatës e bërë publike nga ana e klubit bask.