RTSH Sport Live

Kushti e Vinicius Zhunior për rinovimin vendos Realin përballë një vendimi të vështirë

  • 17/02/2025
  • |
  • Spanjë
Kushti e Vinicius Zhunior për rinovimin vendos Realin përballë një vendimi të vështirë

Sipas “Cadena Ser” drejtuesit e Realit të Madridit kanë shumë punë përpara se të rinovojnë kontratën me Vinicius Zhunior.

Braziliani, të cilit i mbaron konrarta në “Bernabeu” në 2025-ën,  mësohet se pretendon një kontratë si ajo e Kilian Mbapesë. Francezi paguhet rreth 15-20 mln euro në vit ndërsa Vini Zhunior kërkon 25 mln euro.   

Një kusht i tillë duket i pamundur për Realin, pasi drejtuesit nuk duan që të prishin ekuilibrat e skuadrës.