Pritshmëritë ishin shumë të larta, por edhe falë problemeve të Real Madridit, ai performoi në nivelet më të larta me ndërprerje. Bëhet fjalë për Kylian Mbappé, i kërkuar shumë nga Florentino Perez në radhët e Blancos, në atë që ishte transferimi i vitit. Francezi, i cili prej kohësh është protagonist në gazeta edhe për arsye jashtë fushës, ngre pretendimet e tij dhe bën premtime të mëdha për 2025: “Askush nuk do të pendohet për blerjen time”.
“Dua të fitoj tituj në vitin 2025”, ka përfunduar Mbappe, i cili vetëm pak ditë më parë ngriti Kupën Intercontinentale kundër Pachuca-s, trofeun e tij të parë me spanjollët. Këtë sezon, 26-vjeçari ka shënuar 13 gola në 23 ndeshje duke dhënë dhe 3 asistime për Real Madridin.