Qazim Laçi dhe Albion Rrahmani kanë arritur të gjejnë golin në kampionatin çek, ndërsa skuadra e tyre Sparta e Pragës është rikthyer te fitorja pas një muaji. Pas gjashtë ndeshjeve vjen një fitore 4-1 përballë Karvina.
Laçi shënoi në minutën e 39-të, kur rezultati ishte 1-1, duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij nga një goditje dënimi. Ndërkohë që Rrahmani firmosi për 3-1 në minutën e 45-të.
Në pjesën e dytë, Laçi asistoi për Birmančević në shënimin e golit të 4-1, që është dhe rezultati përfundimtarë i kësaj sfide. Në këtë ndeshje u aktivizua dhe Ermal Krasniqi, që zbriti në fushën e lojës në minutën e 60-të, ndërsa Indrit Tuci qëndroi në stol.