RTSH Sport Live

Lacio në ankth për Hysajn, zëvendëstrajneri: Mënyra se si doli s’na bën optimistë!

  • 04/02/2025
  • |
  • Itali
Lacio në ankth për Hysajn, zëvendëstrajneri: Mënyra se si doli s’na bën optimistë!

Fitorja e Lacios në Kaljari pati një notë negative. Hysaj kishte një shqetësim në kofshë dhe u detyrua që të dilte ngë fusha e lojës përpara kohe.

Mbi këtë episod foli zëvendëstrajneri i Lacios, Fabricio Del Roso. “Shpresojmë që të mos ketë vuajtur një dëmtim të rëndë, por nga mënyra se sik doli nga fusha nuk jemi aspak optimistë. Në ditët e ardhshme do të bëjë disa ekzaminime të tjera dhe më pas do të do rë mësojmë se sa ditë do të qëndrojë larg fushave”, bëri me dije numri dy i pankinës laciale.