RTSH Sport Live

Lara Colturi, e bronztë në Austri

  • 21/01/2023
  • |
  • Sporte të tjera
Lara Colturi, e bronztë në Austri
Skiatorja që përfaqëson Shqipërinë zë vendin e tretë në Sllallomin Gjigant

Lara Colturi sjell medaljen e tretë për Shqipërinë në Kampionatin Botëror të të rejave në ski në Sant’Anton në Austri. Gjithçka ka ndodhur në Sllallomin Gjigant, ndërsa Laura Colturi ka marrë medaljen e bronztë vetëm pas rrëshqitjes së dytë. 2’07”26 koha e përgjithshme e Colturit, teksa në rrëshqitjen e parë ishte 56”80, duke u renditur e nënta. Dhe në të dytën fikson kohën 1’19”16 dhe 1’42”21. Në vend të parë është renditur suedezja Hana Elfman Aronson dhe në vendin e dytë zvicerania Grob. Një kënaqësi e jashtëzakonshme për Federatën Shqiptare të Skive dhe presidentin e saj, Elvis Toçi, i cili nuk e kishte imagjinuar që do të vinin tre medaljet nga Lara Colturi, dy të arta dhe një e bronztë. E pas medaljes së tretë Colturi ka shprehur dhe një herë tjetër emocionet e garës austriake. 

Jam shumë e kënaqur dhe me këtë medalje të tretë. Sigurisht që jam e emocionuar, sepse realisht nuk besoja që do të arrija në këto nivele. Është motivim për garat e ardhshme ku shpresoj dhe besoj se do të sjellë medalje të tjera. Tani jam më e motivuar për të sjellë gjithnjë rezultate pozitive për Shqipërinë. Falënderoj të gjithë për mbështetjen, por mbi të gjitha familjen time me instruksione që më ka dhënë në këtë Botëror”, thotë Laura Colturi.

Tanimë Lara do të jetë në Kupën e Botës më 24-25 janar, ndërsa aktiviteti më i rëndësishë, atje ku të gjithë presin medaljet e tjera, është Festivali Europian Rinor në Friuli-Venecia-Xhulja. Kësisoj skitë shqiptare bëjnë surprizën, ndërsa sollën për herë të parë medalje nga një Botëror i të rinjve.