RTSH Sport Live

Leao: Asnjë problem me Fonsekën, por nuk më pëlqen të rri në stol

  • 14/11/2024
  • |
  • Itali
Leao: Asnjë problem me Fonsekën, por nuk më pëlqen të rri në stol

Paraqitja e madhe e Milanit kundër Realit, më pas dygolëshi në fushë (me Cagliarin) dhe jashtë saj (lindja e binjakëve). Rafa Leao, pas disa javësh të vështira, është rikthyer si protagonist te Milani dhe që nga grumbullimi i Portugalisë ai ka folur për sezonin e tij.

"Fonseca? Këto gjëra ndodhin. Nuk kam asgjë kundër trajnerit. Është një çështje e zgjifhur. Nuk më pëlqen të jem në stol, gjithmonë më pëlqen të ndihmoj ekipin. Vendimet duhet të merren nga trajneri. Si në kombëtare ashtu edhe te Milani, gjithmonë përpiqem të jap maksimumin për të ndihmuar ekipin tim", ka thënë sulmuesi portugez.

Leao u përgjigjet edhe kritikave: "Është e qartë se nuk jam dakord. Unë jam duke kaluar sezone të shkëlqyera te Milan. Sezoni sapo ka filluar. Natyrisht që nuk jam lojtari perfekt, ka momente në të cilat mund të bëj shumë më mirë, edhe sepse jam shumë autokritik”, ka thënë mes të tjerash Leao.