RTSH Sport Live

Leao publikon albumin e dytë muzikor

  • 30/06/2023
  • |
  • Gosip
Leao publikon albumin e dytë muzikor
Portugezi i ka idetë mjaft të qarta se çfarë do të bëjë kur të largohet nga futbolli

Ka futbollistë, padyshim më të mëdhenj se ai, që nuk e kanë as idenë më të vogël se çfarë do të bëjnë pasi të pushojnë së luajturi. Por ka edhe nga ata si Rafael Leao, që sapo ka mbushur 24 vjeç,  i ka idetë mjaft të qarta se çfarë do të bëjë kur të largohet nga futbolli. Rafa do të vazhdojë me pasionin e tij që ka patur që kur ishte fëmijë, muzikën.

Futbollisti i Milanit, ka publikuar albumin e ri hip-hop të titulluar “Jeta ime në çdo varg”. Rafael Leao i ka kënduar pothuajse të gjitha këngët në portugalisht, disa janë në anglisht, madje edhe në italisht, si kënga "Fede".

Ky është albumi i dytë i Ëay45, emri muzikor i Rafës. Albumi i parë quhet "Fillimi", i publikuar në janar 2021. Por përtej muzikës, numrit 10 të Milanit do t’i duhet të bëjë diferencën në fushë. Me lamtumirën e Tonalit, Leao së bashku me Maignan dhe Hernandez janë një nga tre shtyllat thelbësore të Milanit.