Mesfushori kuqezi i Leçes, Medon Berisha, ka folur për barazimin pa gola të arritur përballë Torinos. “Është një pikë e mirë, por ne e dimë se mund të kishim fituar”, thotë mesfushori shqiptar, duke luajtur ndeshjen e parë si titullar në kampionat këtë sezon. - Në qendër mund të shprehem më mirë, kuptohem mirë me shokët e skuadrës dhe e lexojmë mirë situatën”.
Për postin e titullarit - "Në stërvitje gjithmonë përpiqem të jap më të mirën time, në fund shpërblehem. Kur jep më të mirën, kënaqësia vjen dhe kështu është më mirë".
"Unë jam gjithmonë gati, është e rëndësishme të jem në dispozicion të trajnerit. E mësova se do luaja pak para ndeshjes, por nuk ishte problem. Jemi një ekip cilësor. Tani duhet të sigurojmë vazhdimësi, unë mendoj se ata(Torino) ishin të befasuar nga ne”.