RTSH Sport Live

Leçe, Ramadani rikthehet kundër Kaljarit

  • 05/05/2024
  • |
  • Itali
Leçe, Ramadani rikthehet kundër Kaljarit
Mesfushori shqiptar pritet ta nisë sfidën nga fillimi

Pas barazimit, jo pa shije të hidhu, të arritur tridhjetë sekonda pasi kaluan në epërsi dhe me një minutë të mbetur, ndaj Monzas, sot, në ndeshjen e drekës, lojtarët e Leçes do të dalin në fushën e stadiumit “Unipol Domus”, përballë Kaljarit.

Të dyja skuadrat do të përpiqen të sjellin në shtëpi maksimumin e aksioneve, skuadra vendase të zgjasë distancën nga zona e rrezikshme e renditjes dhe skuadra e Salentos sepse një fitore do të garantonte pothuajse shpëtimin matematikor.

Trajneri Luca Gotti, përveç Banda dhe Kaba, sezoni i të cilëve ka përfunduar për ta, ka në dispozicion të gjithë të tjerët, përfshirë edhe Ramadanin, i cili është shëruar tashmë dhe duhet të jetë në fushë që nga fillimi.

KALJARI-LEÇE

KALJARI (4-3-2-1): Scuffet, Nandez, Hatzidiakos, Obert, Augello, Deiola, Makoumbou, Sulemana, Gaetano, Luvumbo, Shomurodov. Trajner: Claudio Ranieri

LEÇE(4-4-2): Falcone; Gendrey, Baschirotto, Pongracic, Gallo; Oudin, Ramadani, Blin, Dorgu; Piccoli, Krstovic. Trajner: Luca Gotti