RTSH Sport Live

Leclerc “çmendet” në Monte Carlo, Verstappen i gjashti

  • 25/05/2024
  • |
  • Formula 1
Leclerc “çmendet” në Monte Carlo, Verstappen i gjashti
Monegasku dominon kualifikueset për Çmimin e Madh të Principatës përpara Piastrit dhe Sainz. Zhgënjen Hamilton

Pasdite ëndrrash për Ferrarin e Charles Leclerc. Piloti monegask pushton “pole position” e Çmimit të Madh të Monakos, i arritur në fund të një seance intensive kualifikuese. Zuri vendin e parë falë kohës më të mirë prej 1'10"270. Për Leclerc është pole i 24-ët e karrierës së tij (i treti në Monako), i kompletuar me një lidhje me një legjendë të Formula 1 si Niki Lauda. Por nuk është rekordi i vetëm: me këtë sukses Ferrari bëhet ekipi i parë në historinë e Formula 1 që ka fituar 250 seanca kualifikuese.

Oscar Piastri (McLaren) është i dyti, 154 të mijtat larg nga piloti i Ferrarit, ndërsa "Red" tjetër i Carlos Sainz përfundoi i treti (+0"248). Pozicioni i katërt dhe i pestë për McLaren të Lando Norris dhe Mercedes i George Russell. Zhgënjen Max Verstappen i cili përfundoi vetëm në pozicionin e gjashtë me Red Bull-in e tij falë një gabimi të holandezit në tentativën e fundit të vlefshme për pole, në të cilën tre herë kampioni i botës goditi murin në dalje të kthesës Santa Devota.

Pozicioni i shtatë dhe i tetë, për Mercedesin e Leëis Hamilton dhe Racing Bulls të Yuki Tsunoda. Ëilliams i Alexander Albon dhe Alpine i Pierre Gasly mbyllin dhjetëshen e parë në rrjet.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, videolojëra dhe teksti që thotë "1 สก B LECLERC SAINZ 5 MONACO GP 2 7 RUSSELL PIASTRI HAMILTON NORRIS ALBON VERSTAPPEN OCON TSUNODA PR 中古決 PR 10 A 12 14 16 の W 11 A ப 19 23 PR 15 の 17 W K SALBER RICCIARDO GASLY MAGNUSSEN HULKENBERG AARTIN SARGEANT STROLL ALONSO 18 AA 20 K SUBER PEREZ ZHOU"