Në kuadër të javës së 18-të të Bundesligës, një sukses shumë me peshë për Leipzig, i cili konfirmon trendin pozitiv të këtij fillimi të vitit 2023 duke mposhtur 2-1 Stuttgartin dhe duke u ngjitur në kuotën e 35 pikëve, një pikë pas liderit Bayern. Ndeshja u vendos nga dopieta e talentit Szoboszlai(25’ dhe 49’), ndërsa Fuhrich shkurtoi distancën për miqtë me një penallti në minutën e 68-të.
Nga ana e tyre, bavarezët do të presin në shtëpi të shtunën Eintracht Frankfurt. Bayern në dy ndeshjet e fundit ka barazuar me të njëjtin rezultat, 1-1. Ndërkohë, Frankfurt që ndodhet në vendin e katërt në kuotën e 31 pikëve, në dy ndeshjet e fundit ka marrë një fitore dhe një barazim(Frankfurt-Schalke 3-0 dhe Freiburg-Frankfurt 1-1).