Fitorja e katërt radhazi në kampionat për Leipzig-un, i cili mund 3-1 Freiburgun në ndeshjen e vlefshme për ditën e tetë të Bundesligës dhe ngjitet në 20 pikë, duke kryesuar i vetëm, në pritje të sfidës së nesërme të Bayern në fushën e Bochum.
Doan zhbllokoi sfidën në minutën e 15-të duke kaluar miqtë në avantazh, por në pjesën e dytë vendasit u egërsuan dhe pasi barazuan rezultatin me Orbanin, morën tri pikët falë golave të Geertruida dhe Openda.
Në ndeshjet e tjera të pasdites, Borussia Dortmund u mposht 2-1 në fushën e Augsburg. Malen shënoi për verdhezinjtë, ndërsa përmbysi gjithçka dopieta e Claude-Maurice.
Me të njëjtin rezultat, Shtutgarti, i freskët nga fitorja në Torino ndaj Juventusit, mundi Kielin dhe u ngjit në vendin e tetë. Asnjë gol në ndeshjen mes St.Paulit dhe Wolfsburgut.