RTSH Sport Live

Lewandowski përmbys Valencian, Barça rikthehet në vend të dytë

  • 29/04/2024
  • |
  • Spanjë
Lewandowski përmbys Valencian, Barça rikthehet në vend të dytë
Tripletë nga polaku, Valencia me dhjetë lojtarë nga 47' (kartoni i kuq për Mamardashvili)

Barcelona vjen nga prapa për të mposhtur Valencian 4-2 (me dhjetë lojtarë nga minuta e 47-të për shkak të përjashtimit të Mamardashvilit) në ndeshjen e javës së 33-të të La Ligës falë një  Robert Lewandowski në formë, autor i një triplete në pjesën e dytë.

Fermín Lopez  zhbllokoi sfidën në minutën e 22-të, Hugo Duro dhe Pepelu kthyen gjithçka në pjesën e parë. Në pjesën e dytë sulmuesi polak u ngjit në skenë, fillimisht duke vendosur barazpeshën(49’ dhe 82’) e në fund duke realizuar një perlë, që i dha fitoren skuadrës katalanase.