RTSH Sport Live

Liga e Europës në RTSH/ Roma eliminoi favoritët, Lacio pretendente kryesore sipas super-kompiuterit të OPTA-s

  • 05/03/2025
  • |
  • UEFA Europa League
Liga e Europës në RTSH/ Roma eliminoi favoritët, Lacio pretendente kryesore sipas super-kompiuterit të OPTA-s

Roma duke eliminuar Porton nga Liga e Europës, mund t’i ketë hapur rrugën rivalëve të qytetit drejt një suksesi, i cili do të ishte epik.

Sipas super-kompiuterit të OPTA-s, i cili ka simuluar plot 10 mijë herë rrezultatet e duleve të vlefshme për një vend në çerekfinalet e kompeticionit rrezulton se Lacio është formacioni me shanset më të larta për të  ngritur trofeun në Bilbao.

Në vendin e dytë renditet skuadra e Totenhem, e cila ndiqet nga Atletik Bilbao, e cila ka një motiv të fortë për të shkuar në finale, pasi do të luhet pikërisht në stadiumin e vet.

Përpara ase të niste ky edicion super-komputeri kishte parashikuar ekipin e Portos si pretendente për titullin duke i dhënë shanset më të larta për triumfin në finale. Por ekipi portugez u eliminua nga Roma,

e cila tani ka 8,3% të shanseve për të ngritur lart trofeun.

Shanset e skuadrave për të triumfuar në Bilbao 2025:

Lazio 18,5%

Tottenham 14,8%

Athletic Club 13,4%

Roma 8,3%

Manchester United 7%

Lione 6,3%

Fenerbahçe 5,9%

Real Sociedad 5,8%

Ajax 5,6%

Eintracht Franfurt 4,1%

Olympiacos  3,9%

Az Alkmaar 1,8%

Bodo Glimt 1,8%

Viktoria Plzen 1,1%

Rangers 0,9%

FCSB 0,7%