RTSH Sport Live

Liga e Kombeve, Spanja humb edhe Nico Williams

  • 08/10/2024
  • |
  • Futboll Bota
Liga e Kombeve, Spanja humb edhe Nico Williams
Në vend të tij u thirr lojtari i Real Sociedad, Sergio Gomez

Sulmuesi i Spanjës, Nico Williams, i bashkohet listës së gjatë të top-lojtarëve të kombëtareve të ndryshme, të cilët nuk do të mund të luajnë në dy ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve për shkak të dëmtimeve, pak a shumë të rënda.

Ylli i Euro 2024, i cili luan për Athletic Bilbao, u dëmtua në ndeshjen e Europa League kundër AZ Alkmaar dhe, megjithëse u paraqit në kampin stërvitor të kombëtares, u kthye në klubin e tij për të vazhduar rikuperimin. Në vend të tij u thirr lojtari i Real Sociedad, Sergio Gomez, i artë në Paris me kombëtaren olimpike iberike dhe debutoi në seleksionimin e të rriturve.

Spanja, e cila ka shumë mungesa të rëndësishme, si Rodri dhe Carvajal, fillimisht do të përballet me Danimarkën, kryesuese e grupit të tyre me pikët maksimale, e më pas me Serbinë, e cila nga ana tjetër nuk do të mund të llogarisë Dushan Vlahovic, i cili mbeti në Torino.