RTSH Sport Live

Liga e Konferencës/ Bryzh-Fiorentina, italianët kërkojnë finalen e dytë radhazi

  • 08/05/2024
  • |
  • Futboll Bota
Liga e Konferencës/ Bryzh-Fiorentina, italianët kërkojnë finalen e dytë radhazi

E enjtja, 9 maj është një festë publike në Bryzh dhe pasdite qyteti belg do të përshkohet nga Proçesioni i Gjakut të Shenjtë, një festë fetare shumëvjeçare e kalorësisë e lidhur me ngritjen e shpirtit të Jezusit në qiell. Këtë festë, e cila bëhet çdo vit, UNESCO e ka përfshirë në Trashëgiminë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit. Për këtë arsye, ndeshja Bryzh-Fiorentina, e vlefshme për gjysmëfinalet e Ligës së Konferencës, do të luhet sot dhe jo të enjten. Fiorentina është vetëm një hap larg ëndrrës. Falë rezultatit 3-2 të arritur në minutat e fundit të ndeshjes së parë në Artemio Franchi, skuadra italiane shpreson finalen e dytë radhazi në këtë kompeticion, pas asaj të humbur vitin e kaluar. Trajneri Italiano shprehet se nëse do të luajnë të përqëndruar do t’ia dalin. “Natyrisht që duam të përsërisim veten dhe për ta bërë këtë është thelbësore të jemi të përqendruar, pa e lëshuar kurrë vigjilencën tonë. Pasi në ndeshjen e parë, dy gabime na kushtuan dy gola. Jam i bindur se episodet do të vendosin edhe në këtë ndeshje dhe ne do të duhet t'i sjellim ato në anën tonë duke luajtur me mend dhe disiplinë, si kur kemi topin ashtu edhe kur nuk e kemi atë”. Por skuadra belge, sipas trajnerit Nicky Hayen, do t’ua bëjë shumë të vështirë misionin kundërshtarëve italianë. "Ne duam të fitojmë ndeshjen. Ky është objektivi ynë dhe unë kam shumë besim te lojtarët e mi. Ata janë të uritur për fitore. Është një ndeshje e madhe, një mundësi e madhe për mua dhe për të gjithë ekipin. Do ta marr si një ndeshje normale, por sigurisht që do të jemi plotësisht të përqëndruar”.