Struga pasi fitoi ndeshjen e parë 3-1 përballë luksemburgasve të Hesperange, në transfertë shqiptarët e kishin më të vështirë. Që në minutën e 15-të të besuarit e Shpëtim Duros mbetën me 10 lojtarë, pasi Radeski u ndëshkua me të kuq. Por vetëm pas 2 minutash ishte Ibraimi që i solli avantazhin Strugës pavarësisht disavantazhit numerik. Edhe pse ekipi kundërshtar përmbysi 2-1, nuk mjaftoi për të eleminuar Strugën. Ekipi i Shpëtim Duros është për herë të parë pjesë e fazës “Play-Off” në një kompeticion europian.
Ballkani ka triumfuar me rezultatin 3-1 në transfertë kundër Linkolnit duke kaluar në fazën play-off të Ligës së Konferencës. Pjesa e parë u mbyll pa gola ndërsa në pjesën e dytë ndryshoi gjithçka në favor të Ballkanit. Dueli u zhbllokua në minutën e 48′ falë një supergoli të Korenicës. Më pas Kuç dyfishoi shifrat në të 64-ën. Ndërsa vendasit shkurtuan diferencën në të 66′. Teksa dukej që sfida do të mbyllej kështu, Zyba shënoi të tretin përpara se arbitri ti binte bilbilit për të mbyllur duelin. Kështu kampionët e Ilir Dajën kalojnë në turin tjetër me rezultatin e përgjithshëm 1-5.