RTSH Sport Live

Liga e Konferencës, humbje që mban me shpresa Vllazninë

  • 22/07/2021
  • |
  • Futboll Vendi
Liga e Konferencës, humbje që mban me shpresa Vllazninë
Shkodranët munden 1-0 ndaj Ael Limassol, kualifikimi vendoset në “Loro Boriçi”

Vllaznia humbet ndaj Ael Limassol në takimin e parë të Conference League. Takimi zhvilluar në Qipro përfundoi me shifrat 1-0, duke e lënë kualifikimin të hapur në ndeshjen e dytë që do të zhvillohet në Loro Borici. Goli i vetëm i takimit u shënua nga serbi Scepovic në minutën e dytë të shtesës së pjesës së parë.

Në pjesën e dytë vendasit vazhduan sulmet në kërkim të golit të dytë, por duhet të bënin llogaritë me një Zogovic në superformë. Portieri i Vllaznisë ia doli të grushtonte tentativën e Santos në minutën e 56’. Vllaznia aplikonte shpesh kundërsulmet, madje Brdaric freskoi sulmin me Dilaver dhe Latifin në vend të Çobës dhe Jonuzit.

Pavarësisht ndonjë ngacmimi të vogël të shkodranëve, ndoshta humbja 1-0 mbetet plotësisht i hapur për t’u vendosur një javë më vonë në “Loro Boriçi”, aty ku shkodranët do të kërkojnë një tjetër përmbysje të bujshme ashtu si ndaj boshnjakëve të Siroki Brijeg.