Jo vetëm Partizani, por edhe Ballkani dhe Struga. Në Ligën e Konferencës Ballkani i Ilir Dajës do të luajë në shtëpi me skuadrën e Linkoln Red nga Gjibraltari. Në letër, Ballkani ka një ndeshje të lehtë teksa Linkoln vjen pasi u eliminua nga Karabaku në Ligën e Kampioneve.
Ndërkohë, në orën 17:00 do të luajë edhe Struga e drejtuar nga Shpëtim Duro. Skuadra shqiptare nga Maqedonia e Veriut do të ketë përballë luksemburgasit e Hepserange, aty ku do të synojë që të arrijë në “Play Off” të Ligës së Konferencës.