RTSH Sport Live

Liga Unike në Vlorë, Flamurtari do trofe

  • 14/03/2023
  • |
  • Basketboll
Liga Unike në Vlorë, Flamurtari do trofe
Tea Memushi dhe Liz Benaly konfirmojnë objektivin e vajzave kuqezi

Liga Unike “Shqipëri – Kosovë” tashmë është gati për të nisur fazën finale në Vlorë. Do të jenë katër skuadrat më të mira të kësaj Lige, Flamurtari, Partizani, Bashkimi i Prizrenit dhe Prishtina, që më 15-16 mars do të kthejnë festën e basketbollit në Vlorë. Një festë, e cila do të vijë drejtpërsëdrejti dhe në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar, ndërsa vlonjatet e Elona Hasanajt i kanë dhënë dorën e fundit përgatitjeve të tyre. Një trofe i tillë zhvillohet për herë të parë në Vlorë dhe Flamurtari kërkon fitoren. Këtë e konfirmon si Tea Memushi, ashtu dhe Liz Benali.

"Këto finale vijnë në Vlorë edhe në kuadrin e 100-vjetorit të themelimit të klubit. Por ndryshe nga viti i kaluar risia do të jetë se do të jemi dy ekipe nga Shqipëria dhe dy nga Kosova. Dhe ne duam ta fitojmë", ka nënvizuar Tea Memushi.

“Mendojmë se kemi pak më shumë eksperiencë se ekipet që luajnë në Ligën Unike. Megjithatë mendoj se gara është relativisht e fortë dhe janë aty-aty me njëra-tjetrën", thekson amerikania Benali.

Të mërkurën Flamurtari – Prishtina zhvillohet në ora 16:00, kurse Partizani – Bashkimi i Prizrenit në ora 19:00. Dhe një ditë më vonë finalet e edicionit të dytë të Ligës Unike në basketboll për femra.