RTSH Sport Live

Ligat e Europës dhe Sindikata e Lojtarëve dërgojnë FIFA-n në KE

  • 23/07/2024
  • |
  • Të tjera
Ligat e Europës dhe Sindikata e Lojtarëve dërgojnë FIFA-n në KE

Ligat e Europës dhe “FIFPRO Europe” kanë përpiluar së bashku një fashikull kundër FIFA-s dhe e kanë njoftuar se do të hapin një çështje pranë Këshillit të Europës për shkak se “qeveria: botërorre e futbollit po shkel ligjet antitrust.

Në shënjestër është kalendari i ri i ndeshjeve i imponuar nga FIFA, e cila duke nisur nga viti që vjen ka organizuar Botërorin për Klube.

Rreagimi i FIFA-s nuk ka munguar pasi vetëm pak minuta më pas i është drejtuar klubeve duke i akuzuar. “Klubet mendojnë vetëm për paratë dhe turnetë verorë. Ne kemi përpiluar kalendarin e ri, i cili është miratuar nga përfaqësues të të gjitha kontinenteve”, shpjegon FIFA.