RTSH Sport Live

LIVE Çeki-Shqipëri

  • 07/09/2023
  • |
  • Kombëtarja
LIVE Çeki-Shqipëri
Luhet në “Fortuna Arena”…

Është mbyllur në barazim 1-1 sfida në “Fortuna Arena” mes Çekisë dhe Shqipërisë

7 minuta shtesë në një sfidë të pafund, me kuqezinjtë mjaf të rrezikshëm në kundërsulm, por rezultati 1-1 mbeti i pandryshuar deri në fund. Një pikë mjaft e vlefshme për kuqezinjtë, në një fushë të vështirë

84’ – Është momenti i Gjasulës dhe Uzunit, të cilët aktivizohen në vend të Bajramit dhe  Seferit

83’ – Lojë e kujdesshme nga të dyja skuadrat, me kuqezinjtë që janë disi më të tërhequr, por mjaft të rrezikshëm në kundërsulm sin ë rastin e Bajrami-Daku-Muja, të cilëtiI kishin të gjitha mundësitë të godisnin portën kundërshtare, por u vonuan në momentin e fundit duke i dhënë mundësi mbrojtjes kundërshtare të evitojë rrezikun

74’ – Berisha bëhet protagonist i dy tentativave të çekëve, të cilët shfaqen mjaft të rrezikshëm në zonën kuqezi

69’ – Ndryshime në kampin kuqezi, në fushë Arbnor Muja e Keidi Bare për Jasir Asanin e Kristjan Asllanin

68’ – Edhe njëherë Bajrami në aksion me një kundërzbritje nga e majta e sulmit, është ndalur në momentet e fundit nga mbrojtja kundërshtare duke fituar një goditje nga këndi

66’ – Barazon Shqipëria, një top i prekur nga Asani ka përfunduar në këmbët e Bajramit, i cili pasi ka fituar terren ka lëshuar një të djathtë të pakapshme për Pavlenkan, 1-1

62’ – Presion i Çekisë, një duel kapitenësh në momentin e fundit të sulmit vendas,  Gjimshiti arrin të ndalë vrullin e Soucek.

56 ‘ – Gol për çekët. Kapiteni Soucek bën gjithçka në mënyrën e duhur duke shërbyer për Cerny, i cili ka mposhtur Berishën. Fillimisht goli është anulluar për pozicion jashtë loje, por më pas, më nderhyrjen e VAR, goli është cilësuar i rregullt.

53’ - Gjithmonë rreziku vjen nga e djathta e sulmit, me Kuchta që godet brenda zonës në mënyrë të gabuar, por është kapur dhe në pozicion jashtë loje

52’ – Karton i verdhë për Asanin, i cili protestoi pas një faulli në dëm të Asllanit, por Taylor nuk ka toletuar duke ndëshkuar sulmuesin kuqezi

47 ‘ – Gol i anulluar për Çekinë për një pozicion jashtë loje. Pas një sulmi nga e djathta e sulmit, në momentin e fundit ishte Provod që arriti të dërgojë topin në rrjetë. Gjyqtarët kanë sinjalizuar pozicion jashtë loje, i cili ka marrë dhe konfirmimin e VAR.

Nis pjesa e dytë në “Fortuna Arena”...

Mbyllet pjesa e parë

45’ – Aksion i rrezikshëm i kuqezinjve, me Cikalleshin që është shfaqur rrezikshëm në zonën kundërshtare, por që ka gabuar në momentin e fundit duke shkaktuar faull

42’ – Aksion i rrezikshëm i çekëve, me Soucek që nuk ka arritur të finalizojë si duhet.

28’ – Edhe njëherë Asani që shfaqet rrezikshëm në një kombinim me Cikalleshin, por gjithçka është prishur nga ndërhyrja e portierit të çekëve, Pavlenka.

27 ‘ – Asani shfaqet rrezikshëm në zonën e çekëve, por është ndalur për një pozicion jashtë loje, ndonëse tentative e tij është neutralizuar nga kundërshtarët.    

24’ – Soucek provon me kokë, por gjuajtja e tij është qëndrore dhe topi dërgohet në goditje këndi nga Berisha    

12’ – Kuchta jep sinjalin e parë në portën kuqezi, por Berisha është në vendin e duhur për të neutralizuar rrezikun   

Çekët shkelmojnë topin e parë…  

Ka nisur sfida në “Fortuna Arena” mes Çekisë dhe Shqipërisë e vlefshme për kualifikueset e Europianit “Gjermani 2024”, Grupi E. Një sfidë që do të thotë shumë për të dyja skuadrat në rrugëtimin e tyre, me çekët që mbajnë vendin e parë në kuotën e 7 pikëve, ndjekur nga kuqezinjtë me 6 pikë.  

ÇEKI-SHQIPËRI

ÇEKIA: Pavlenka, Brabec, Holes, Krejçi, Çufal, Suçek, Kral, Provod, Çerni, Kushta, Çvançara. Trajner: J.Shilhavi

SHQIPËRIA: Berisha, Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Seferi, Bajrami, Asani, Cikalleshi. Trajner: Silvinjo