RTSH Sport Live

LIVE Ishujt Faroe-Shqipëri

  • 20/06/2023
  • |
  • Kombëtarja
LIVE Ishujt Faroe-Shqipëri
Ndeshja e tretë e kuqezinjve në grupin E

Mbyllet sfida me fitoren 3-1 të kuqezinjve, të cilët ngjitën në kuotën e 6 pikëve dhe akomodohen në vendin e dytë në klasifikim

90’ – Shqipëria shënon golin e tretë, është Ernest Muçi që pas një kombinimi me Uzunin e ka dërguar topin në rrjetë.

83’ – Kombinime të bukura të kuqezinjve, me goditjen e Uzunit që neutralizohet nga portieri i vendasve.

72’ – Moment paniku në zonën kuqezi, Johansen, i aktivizuar në pjesën e dytë, goditi rrezikshëm me kokë, por pa arritur të gjejë kuadratin.

70’ – Edhe njëherë Seferi, pas një kombinimi me Uzunin(i aktivizuar në vend të Cikalleshit në minutën e 67-të), ka goditur në mënyrë të gabuar.

64’ – Një tjetër mundësi e pastër për kuqezinjtë, Cikalleshi për Seferin, me këtë të fundit që ka goditur në mënyrë të gabuar në një pozicion të favorshëm.

51’ – Skemë në goditjen e këndit, që sjell goditjen e Asllanit nga distance, eurogol, 2-1 për kuqezinjtë.

50’ – Asani ka një mundësi të artë për të shënuar, por bllokohet nga mbrojtja kundërshtare në momentin e fundit, duke sjellë një goditje këndi.

46’ – Ishujt Faroe shfaqen rrezikshëm në zonën kuqezi, por në momentin e fundit është Ramadani ai që neutralizon rrezikun.

Nis pjesa e dytë

Mbyllet pjesa e parë në barazim 1-1

45’ – Një goditje dënimi për Ishujt Faroe është shfrytëzuar maksimalisht nga Faero, që ka goditur saktësisht me kokë duke barazuar shifrat, 1-1.

44’ – Cikalleshi bën gjithçka bukur brenda zonës kundërshtare, por goditja e tij është e gabuar.

35’- Vjen goditja e parë e vendasve në portën kuqezi, Joensen ka provuar me një kthesë nga distanca, por Berisha ka pritur pa vështirësi.

31’ – Cikalleshi është penguar në mënyrë të parregullt në zonën kundërshtare pas një asistimi të Seferit. Është vet Cikalleshi që mer përsipër goditjen nga pika e bardhë, por gabon, gjuajtja e tij është pritur nga portiere Gestsson.

20’ – Bajrami arrin të gjejë rrugën e rrjetës pas një kombinimi të bukur me Asanin, 1-0 për kuqezinjtë.  

17’ – Asani tenton nga distanca, por edhe njëherë jashtë kuadratit.  

13’ – Asllani i afrohet golit me një goditje potente pas topit të ardhur nga goditja e këndit, ekzekutuar nga Asani.  

5’ – Cikalleshi e më pas Asllani provojnë nga distanca, por pa arritur të finalizojnë si duhet.  

1'- Sokol Cikalleshi shënon menjëherë, por goli është anulluar për pozicion jashtë loje.  

Kuqezinjtë nisin të parët topin . 

Ka nisur sfida në Torshavn mes Ishujve Faroe dhe Shqipërisë, e vlefshme për kualifikueset e Europianit, “Gjermani 2024”. 

Kuqezinjtë nisin të parët topin  

ISHUJT FAROE-SHQIPËRI

Ishujt Faroe: Gestsson, Sorensen, Vatnsdal, O.Faero, Davidsen, Joensen, Andreasen, G.Vatnhamar, S.Vatnhamar, Olsen, Edmundsson. Trajner: Ericson

Shqipëria: Berisha, Mitaj, Hysaj, Gjimshiti, Ismajli, Asllani, Bajrami, Ramadani, Seferi, Asani, Cikalleshi. Trajner: Sylvinho