Mbyllet sfida, kuqezinjtë e nisin me humbje këtë rrugëtim në kualifikueset e Euro 2024, 1-0 përballë Polonisë
89’ – Mundësi e artë për kuqezinjtë, Uzuni nuk arrin të dërgojë topin në rrjetë.
84’ – Levandovski tenton me një gjuajtje nga distance, pa rrezik për Strakoshën.
64’ – Levandovski bën gjithçka në mënyrën e duhur, kalon dhe portierin, por në momentin e funditë shtë mbrojtja kuqezi që eviton rrezikun.
62’ – Asllani tenton me një goditje nga distanca me të majtën, por pa arritur të gjejë kuadratin.
58’ – Një goditje e Uzunit është pritur me vështirësi nga Szczęsny, I cili e dërgoi në goditje këndi. Më pas është Asllani që tenton, por edhe njëherë Szczęsny tregohet i pakalueshëm.
Nis pjesa e dytë
Mbyllet pjesa e parë
40’ – Polonia kalon në avantazh me anë të Świderski, pas një topi që fillimisht u ndal nga shtylla, 1-0.
29’ - Lewandowski krijon një mundësi të mirë, por mbyllet në momentin e fundit nga Mihaj.
22’ – Minuta të mira për kuqezinjtë, me Cikalleshin që godet rrezikshëm, por Szczesny devijon në goditje këndi.
20’ – Goditje dënimi për kuqezinjtë e fituar nga Asani, që solli dhe rrezikun e parë në portën polake.
8 – Cikalleshi me një zbritje nga e majta e sulmit kishte mundësinë të rrezikonte portën polake, por tentoi pasimin, që ishte i gabuar.
3 – Presion i polakëve, të cilët shkelmuan topin të parët në mesin e fushës dhe po ushtrojnë një presion të vazhdueshëm drejt portës kuqezi.
Ka nisur sfida në PGE Narodowy-Warsaw, kuqezinjtë në ndeshjen e parë kualifikuese të Euro 2024, përballë është Polonia.
POLONI-SHQIPËRI
POLONIA: Sheznji, Frankovski, Bednarek, Salamon, Kivior, Kaminski, Lineti, Zielinski, Zalevski, Sviderski, Levandovski.
Trajner: Fernando Santos
SHQIPËRIA: Strakosha, Balliu, Hysaj, Mihaj, Kumbulla, Gjasula, Ramadani, Asllani, Asani, Uzuni, Cikalleshi.
Trajner: Silvinjo