Mbyllet sfida, Shqipëria ka arritur të fitojë 2-0 përballë Moldavisë. Tri pikët e para për kuqezinjtë në dy ndeshje të luajtura në këto kualifikuese për Euro 2024.
85’ – Rata ekzekuton një goditje dënimi për moldavët, Craciun me kokë rrezikon portën kuqezi.
78 ‘ – Platica, i aktivizuar në pjesën e dytë në vend të Baboglo, provon me një gjuajtje të fortë nga distanca, por Berisha është në pozicionin e duhur.
76’ – 2-0 për Shqipërinë, është Bajrami që ka goditur në mënyrë të saktë duke e dërguar topin në rrjetë.
73’ – Moldavia krijon frikë në zonën kuqezi, por në fund largon mbrojtja.
64’ – Cikalleshi, edhe njëherë me një goditje nga distanca, por pa arritur të gjejë kuadratin.
52’ – Aksion i gjatë i kuqezinjve, me tentativat e Bajramit dhe Ramadanit, por në fund është Asani që me të majtën e tij shtang portierin e moldavëve, 1-0.
Ka nisur pjesa e dytë
Mbyllet pjesa e parë 0-0
41’ – Edhe njëherë Bajrami me një goditje dënimi, një gjuajtje mjaft e rrezikshme, por që përfundon jashtë.
33’ – Një goditje dënimi për moldavët, e ekzekutuar nga Rata, ka sjellë frikë në zonën kuqezi, por në fund është Ramadani që largon topin.
21’ – Është Cikalleshi që lëshon të majtën e tij të frikshme, por vetëm traversa ka shpëtuar moldavët.
20’ – Ramadani tenton me një goditje të fortë qendrore nga distanca, por që është pritur nga portiere i moldavëve.
18’ – Pas një sulmi nga e majta është Nicolaescu që tenton me kokë, por godet në mënyrë të gabuar, mundësia e parë serioze për moldavët.
17’ – Uzuni tenton me një goditje nga distanca, por pa arritur të gjejë kuadratin.
8’ – Bajrami tenton portën nga një goditje dënimi, por topi është ndalur nga muri.
5’ – Një goditje këndi e ekzekutuar nga Bajrami i ka dhënë mundësinë Ismajlit të godasë me kokë brenda zonës, por që është pritur pa problem nga portieri Railean.
Ka nisur sfida në “Air Albania” mes Shqipërisë dhe Moldavisë, e vlefshme për kualifikueset e Europianit, “Gjermani 2024”. Debutim i trajnerit Silvinjo në shtëpi, në një ndeshje të konsideruar të lehtë në letër, por që vlen tri pikë të rëndësishme.
Topi i parë është shkelmuar nga moldavët
SHQIPËRI-MOLDAVI
Shqipëria: Berisha, Ismajli, Mitaj, Hysaj, Gjimshiti, Bare, Ramadani, Bajrami, Asani, Uzuni, Cikalleshi. Trajner: Silvinjo
Moldavia: Railean, Posmaç, Mudraç, Kraçiun, Reabçiuk, Baboglo, Revenço, Rata, Motpa, Damaskan, Nikolaesku. Trajner: Kleshenko