RTSH Sport Live

Liverpool ngadalëson, vetëm barazim për United, pak minuta për Brojën

  • 27/04/2024
  • |
  • Angli
Liverpool ngadalëson, vetëm barazim për United, pak minuta për Brojën
Reds nuk shkojnë përtej barazimit 2-2 me West Ham dhe largohen edhe më shumë nga lufta për titull, 1-1 për skuadrën e Ten Hag kundër Burnley.

Lamtumirë (ose pothuajse) ëndrrave të lavdisë për Liverpoolin, i cili barazoi në shtëpi ndaj West Ham-it në javën e 35-të të Premier League. Reds i përgjigjen golit të Boëen me Robertson dhe autogol të Areolës, por më pas arrihen nga Antonio.

Barazim 1-1 në sfidën mes Manchester United-Burnley. Pas një pjese të parë pa gola, Antony kaloi skuadrën e Ten Hag në avantazh në minutën e 79-të, por vendoset barazpesha tre minuta nga fundi me penalltinë e Amdouni

Barazim 1-1 dhe në sfidën Fulham-Crystal Palace.  Në fushën e lojës për venasit zbriti dhe sulmuesi kuqezi, Armando Broja, i cili u aktivizua në minutën e 85-të në vend të Rodrigo Muniz, autorit të golit që hapi ndeshjen, por asgjë nuk ndryshoi deri në fund.

Wolverhampton mundi Luton Town 2-1. Sheffield United zbret në Championship, u mund 5-1 nga Newcastle.