RTSH Sport Live

Los Anxhelos frymëzohet nga... NBA

  • 26/08/2024
  • |
  • Të tjera
Los Anxhelos frymëzohet nga... NBA
Drejt Olimpiadës 2028 në emër të Kobe Bryant

Los Anxhelos përgatitet për të organizuar Lojërat Olimpike të 2028. Qyteti amerikan ka zgjedhur ikonën e NBA, Kobi Brajant për të frymëzuar këtë olimpiadë. Figura e ish-basketbollistit amerikan është vendosur në një murale me sloganin “Nuk ka kohë për të humbur".

Sapo janë mbyllur Lojërat Olimpike Paris 2024, e është Los Angelosi që ka marrë stafetën olimpike nga kryeqyteti francez, i cili nuk po humbet kohë. Dhe për të reklamuar Olimpiadën e 2028-ës qyteti amerikan ka zgjedh kampionin "e tij" më të dashur të viteve të fundit, edhe pse ai nuk jeton më.

Në një mural të ekspozuar në fasadën e një hoteli shumë pranë arenës ku luan skuadra e Lakers, shfaqet slogani "Nuk ka kohë për të humbur", kombinuar me logon LA28 me pesë unazat olimpike. Kështu "Mamba e zezë" nuk pushon kurrë së frymëzuari.