RTSH Sport Live

Lucas Hernandez pas dëmtimit: Do të kthehem më i fortë

  • 02/05/2024
  • |
  • Futboll Bota
Lucas Hernandez pas dëmtimit: Do të kthehem më i fortë
"Kur nënshkroa me PSG-në, premtova se do t'i jepja zemrën dhe shpirtin këtij ekipi”

Sezoni i Lucas Hernandez ka përfunduar. Në fakt, gjatë ndeshjes kundër Borussia Dortmundit, mbrojtësi i PSG-së ka pësuar një këputje të ligamentit të kryqëzuar të përparmë në gjurin e majtë. Një dëmtim që do ta pengojë të marrë pjesë edhe në Europian me Francën. Ditën e sotme qendërmbrojtësi ka postuar një mesazh në Instagram për të shprehur edhe gjendjen e tij shpirtërore.

"Kur nënshkroa me PSG-në, premtova se do t'i jepja zemrën dhe shpirtin këtij ekipi dhe kjo është ajo që kam bërë që atëherë. Fatkeqësisht, pësova një dëmtim gjatë ndeshjes së mbrëmshme. E shtyva veten përsëri në fushë dhe u përpoqa të vazhdoj duke luftuar për ekipin. Do të doja të falënderoja të gjithë fansat dhe të dashurit e mi për dashurinë dhe mbështetjen e tyre. Kthimi im do të jetë më i fortë se kurrë. Me dashuri, LH21".