RTSH Sport Live

Lucas Hernandez rrezikon Evropianin

  • 02/05/2024
  • |
  • Futboll Bota
Lucas Hernandez rrezikon Evropianin

Shqetësimi është i domosdoshëm në këto raste, sepse dëmtimi duket vërtet i rëndë. Ka shqetësime në kampin e Paris Saint-Germain për gjendjen e Lucas Hernandez: vëllai më i madh i lojtarit të Milanit, Theo, pësoi një problem me gjurin e tij të majtë gjatë ndeshjes së parë gjysmëfinale të Champions League të luajtur dje midis Borussia Dortmundit dhe PSG.

Gjasat për ta parë në fushë në Paris javën e ardhshme janë afër zeros dhe ekziston frika e një ndalese shumë të gjatë, e cila do ta pengonte të marrë pjesë edhe në Evropian me Francën e Deschamps.

Ish-lojtari i Bayernit të Mynihut dhe Atléticos së Madrid u dëmtua në minutën e 36-të, gjatë aksionit që çoi në golin e Niclas Füllkrug për verdhezinjtë. Ai u përpoq të qëndronte në fushë për disa minuta, përpara se të ngrinte flamurin e bardhë dhe të zëvendësohej nga Lucas Beraldo në minutën e 42-të.