RTSH Sport Live

Luis Enrique: Asnjë debat me Dembele, ai nuk është gati

  • 3 orë para
  • |
  • Futboll Bota
Luis Enrique: Asnjë debat me Dembele, ai nuk është gati
“Ka problem me përkushtimin e lojtarit ndaj ekipit, por nuk ka problem mes lojtarit dhe trajnerit”.

Rasti Dembélé, i pa përfshirë në skuadrën e PSG-së për ndeshjen e nesërme kundër Arsenalit, u trajtua qartë në konferencën për shtyp të Luis Enrique: “Nëse dikush nuk respekton detyrimet e tij ndaj ekipit dhe nuk është gati... Besoj se kjo javë është e rëndësishme, se kjo ndeshje është e rëndësishme dhe dua që lojtarët e mi të jenë të pranishëm në gjendjen më të mirë të mundshme. Dua më të mirën për ekipin tim”.

“A mendoni vërtet se është e lehtë të krijosh një ekip me shtypjen e një butoni? Jo, ka rrethana të vështira, vendime të vështira për të marrë, por jam 100% i sigurt për zgjedhjet e mia, të cilat nuk janë të pakthyeshme. Kam nënshkruar për këtë klub për të krijuar një ekip me identitet, që luan futboll”.

“A kam nënshkruar për të fituar tituj dhe për të fituar Ligën e Kampionëve? Jo, jam sjellë për të bërë më të mirën time dhe ndjej se kam mbështetjen e drejtuesve, drejtorit sportiv dhe presidentit. Unë jam këtu për të ndërtuar një ekip. Nuk dua ta bëj telenovelë këtë histori, nuk ka pasur asnjë argument, është krejtësisht fals. Ka problem me përkushtimin e lojtarit ndaj ekipit, por nuk ka problem mes lojtarit dhe trajnerit”.