RTSH Sport Live

Luiza Gega nuk e mbron dot titullin në Romë, atletja shqiptare renditet e 5-ta në Evropë

  • 09/06/2024
  • |
  • Evente Sportive
Luiza Gega nuk e mbron dot titullin në Romë, atletja shqiptare renditet e 5-ta në Evropë

Atletja shqiptare Luiza Gega nuk ka arritur që të mbrojë dot titullin e fituar dy vite më parë në Mynih, pasi është renditur në vendin e pestë në finalen e 3000 metrave me pengesa në garën finale të Kampionatit Evropian, Romë 2024, që transmetohet drejtpërdrejt në Radio Televizionin Shqiptar.

Luiza Gega ka mbyllur garën me kohën 9.22.92, pa arritur që të përsërisë suksesin e dy viteve më parë, kur u kurorëzua “mbretëresha” e Evropës.

Francezja Finot është shpallur kampione e Evropës me kohën 9.16.22.