Luiza Gega ka marrë pjesë të dielën në gjysmëmaratonën e Lilës, ndërsa ka konkurruar në 5 kilometra. Kampionia e Europës në 3000 metra me pengesa ka vendosur një rekord të ri kombëtar në 5 kilometra me kohën e re 15’16”, ndërsa në renditjen e përgjithshme ishte e shtata. Luiza Gega e ka përmirësuar këtë rekord me 23 sekonda, ndërsa më parë gjysëmmaratona, apo gara e 5 kilometrave kishte kohën 15’39”. Vendi i shtatë në këtë garë ishte rezultati më i mirë për atletet europiane, ndërsa tanimë Luiza Gega përgatitet për garat e verës me fokusin Kampionatin Botëror të Budapestit, atje ku do të synohet dhe arritja e normës së kualifikimit për në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.
Luiza Gega, rekord të ri kombëtar
- 20/03/2023
- |
- Sporte të tjera

Lajmet e fundit

Gara ndërkombëtare “Tiranathlon” njeh fituesit
20 min para

Ul siparin Turi i 80-të i Shqipërisë
26/05/2023

Moti i keq anullon etapën e katërt
25/05/2023

Lukas Turkulov, i pari në Vlorë
24/05/2023