RTSH Sport Live

Lushnja dhe Valbona luajnë “finalen” në RTSH 2

  • 23/05/2023
  • |
  • Kategoria e Parë
Lushnja dhe Valbona luajnë “finalen” në RTSH 2

Lushnja dhe Valbona luajnë ndeshjen më të rëndësishme të sezonit në “Elbasan Arena”. Takimi i cili do të transmetohet në RTSH 2 në orën 16:00 vendos nëse skuadra e Klevis Dalipit qëndron në Kategorinë e Parë ose në të kundërt do të promovojë një ekip të ri në këtë kategori.  

Lushnja shkon në këtë duel shumë të rëndësishëm me 4 lojtarë të cilët ndodhen në infermieri. Bëhet fjalë për Doksanin, Alushin, Haxhiu dhe Isufi vazhdojnë të jenë të dëmtuar dhe nuk do të mund të japin kontributin e tyre.