Bylisi njofton se mesfushori Xhoeli Maçolli nuk do të jetë më pjesë e skuadrës mallakastriote.
“FK BYLIS bën me dije se, pas përfundimit të kontratës, mesfushori Xhoeli Maçolli nuk do të jetë më pjesë e familjes bardhekuqe. Maçolli mbajti veshur fanelën e klubit tonë për 5-sezone.
FK BYLIS e falënderon për kontributin dhe i uron suksese në vijimin e karrierës!”, shkruhet në njoftimin e klubit.