RTSH Sport Live

Madrid, dy persona ndalohen duke shitur 138 bileta të ndeshjes Real-Bajern

  • 08/05/2024
  • |
  • Spanjë
Madrid, dy persona ndalohen duke shitur 138 bileta të ndeshjes Real-Bajern

Policia e qytetit të Madridit ka bërë me dije se mëngjesin e sotëm ka arrestuar dy persona, të cilët kërkonin të shisnin në tregun e zi plot 138 bileta të ndeshjes mes Bajernit dhe Realit.

Sipas mediave spanjolle dy të ndaluarit kishin rënë në sy pasi kishin shkëmbyer një çantë. Policia kishte dyshuar dhe më pas mbajti nën mbikqyrje personat deri në momentin kur finalizoi aksionin.