RTSH Sport Live

Maignan mban në ankth Milanin, portieri është në dyshim për derbin kundër Interit

  • 18/09/2024
  • |
  • Itali
Maignan mban në ankth Milanin, portieri është në dyshim për derbin kundër Interit

Nuk do të ndalet për një kohë të gjatë, por sigurisht që është në dyshim për derbin së dielës në mbrëmje kundër Interit.

Pasi u detyrua të largohej nga fusha gjatë pjesës së dytë të ndeshjes kundër Liverpulit, në mëngjes Maignan iu nënshtrua një sërë testesh të cilat theksuan një traumë të fortë në kofshën e djathtë, por përjashtoi dëmtime më të rënda.

Si rrjedhojë gjendja e portierit të Milanit do të monitorohet ditë pas dite, për të vlerësuar evoluimin e goditjes së pësuar, me shpresën që ai të rikuperohet për ndeshjen ndaj zikaltërve.

Në rast se nuk ia del, në mbrojtje të portës së kuqezinjve në derbi do të jetë 19-vjeçari Lorenzo Torriani, i cili bëri debutimin zyrtar në Ligën e Kampionëve mbrëmë.