RTSH Sport Live

Majemi dhe Finiks, një fitore larg finaleve

  • 11/05/2022
  • |
  • Basketboll
Majemi dhe Finiks, një fitore larg finaleve
Lojtarët e Finiks mesazh sensibilizues për Britni Griner

Majemi, me suksesin ndaj Filadelfias 120-85 është vetëm një fitore larg për tu kualifikuar në finalet e Konferencës së Lindjes. Jimmy Butler shënoi 23 pikë dhe Max Strus me 19 pikë, më të dalluarit për skuadrën nga Florida me një fitore të thellë me 35 pikë avantazh, diçka që vetë Filadelfia e kishte arritur këtë vit ndaj Torontos në playoff. “Ata ishin më fizik se ne në lojë – u shpreh Doc Rivers, trajneri i Filadelfias. Ne nuk luajtëm siç duhej, sepse çfarëdo që ata bënë sot ishte më e mirë se loja jonë dhe më e fortë. Per Filadelfian, Joel Embiid shënoi 17 pikë dhe Harden me 14 pikë dhe Embiid do të shprehej: “Nuk ishim të përqëndruar sa duhej”.

Finiks fitoi me Dallas 110-80 duke udhëhequr serinë 3-2 dhe gjithashtu I duhet një fitore e fundit për tu kualifikuar. Devin Booker shënoi 28 pikë, Deandre Ayton me 20 pikë në këtë fitore, që pasoi edhe lajmin për çmimin e trajnerit më të mirë të vitit për Monty Ëilliams. Moment i vështirë për teksanët ishte perioda e tretë ku patën 12 humbje topi dhe as magjia e Luka Doncic nuk i ndihmoi. Slloveni e mbylli me 28 pikë dhe 11 topa në tabelë si dhe Brunson me 21 pikë por si skuadër Mavericks shënuan me 38%.

Lojtarët e Finiks mbanin në fanellat e nxemjes fotografinë e Brittney Griner, lojtarja e Finiks në WNBA e cila që më 17 shkurt mbahet në burg në Rusi dhe rrezikon 10 vjet heqje lirie pasi në valixhet e saj u gjet cannabis. Qeveria Biden po mundohet që të arrijë një marrëveshje pasi beson se kjo akuze nuk është e vërtetë. Një séancë dëgjimore për Griner do të mbahet më 19 maj në Moskë.