Reali i Madridit rrezikon të humbasë një element të çmuar si Rodrygo. Sipas “Sport”, Manchester City do të ishte gati të vendoste 150 milionë euro në tavolinë për ta rrëmbyer atë nga madrilenët.
Duhet theksuar se ekziston një klauzole prej një miliardë eurosh që e lidh brazilianin me klubin merengues deri në vitin 2028, por një ofertë e tillë mund të tundonte drejtuesit e Realit.
Sulmuesi brazilian nuk ka luajtur javët e fundit për shkak të një dëmtimi, por ka filluar të stërvitet me grupin dhe mund të grumbullohet për ndeshjen e nesërme në Champions kundër Milanit.