RTSH Sport Live

Manchester United, krizë pafund: mundet nga Crystal Palace

  • 06/05/2024
  • |
  • Angli
Manchester United, krizë pafund: mundet nga Crystal Palace
“Djajtë e Kuq” pësojnë një humbje të rëndë dhe largohen nga vendi i gjashtë në renditje

Mbrëmja e së hënës, e javës së 36-të të Premier Ligës nuk i buzëqeshi Manchester Unitedit, i mundur keq nga Crystal Palace me rezultat 4-0. Olise(dopietë) hapi rezultatin me një gjuajtje nga afër zonës në minutën e 12-të dhe e mbylli në minutën e 66-të, ndërsa golat e tjerë u shënuan nga Mateta 40' dhe Mitchell 58'.

Kështu Djajtë e Kuq janë bashkuar në renditje me Chelsea dhe humbasin shikimin me vendin e gjashtë në renditje me Newcastle, dy pikë larg.