RTSH Sport Live

Mançini: Trofeu është arritja e qëllimit

  • 10/07/2021
  • |
  • Futboll Bota
Mançini: Trofeu është arritja e qëllimit
”Duhet të dominojmë ndaj një skuadre të përgatitur mirë fizikisht”

Italia luan të dielën në mbrëmje finalen e Euro 2020, në Ëembley kundër Anglisë. Roberto Mancini, ka vlerësuar lojtarët e tij për arritjen në finalen e Kampionatit Evropian. Në një intervistë në faqen e UEFA-s, trajneri i Italisë ka theksuar se ata duhet të kthehen në atdhe me trofe. "Arritja e një finale nuk është e lehtë, duhet të luash me përqendrim, por një ndeshje të bukur sepse është futboll. Nuk mund të hysh në lojë me tension, por më tepër me dëshirën për t'u argëtuar" - tha Mancini në intervistën e publikuar nga UEFA.

"Nëse doni të shkoni deri në fund duhet t'i përshtateni situatave të ndryshme, nuk mund të mendoni se do të fitoni një Kampionat Evropian ose një Kupë Bote vetëm duke dominuar" - shtoi ai. "Unë jam krenar për atë që kemi bërë, nuk ishte e lehtë. Të vish deri këtu sigurisht që është një arritje, por trofeu do të jetë qëllimi nëse fitojmë të dielën. Sepse në fund, fitorja në finale do të llogaritet" - nënvizoi trajneri italian.

Italia do të luftojë për Kampionatin e dytë Evropian në historinë e tyre. Përballë do të ketë Anglinë pritëse, një ekip fizik, i përgatitur dhe i mbështetur nga tifozët në Ëembley. "Ne duhet të përgatitemi, të luftojmë deri në fund, sepse Anglia është e fortë, ata luftojnë fort. Ata do të kenë pothuajse të gjithë stadiumin në favor të tyre. Eshtë e qartë që tifozët do të bëjnë tifo për ta. Por ne jemi mësuar me këtë"  - tha ai.