Vizitë zyrtare në ambasadën italiane për përfaqësuesit e katër pjesëmarrësve në Superkupën e Italisë. Presidentët e Interit, Juventusit dhe Atalantës (Marotta, Ferrero dhe Percassi) dhe Zlatan Ibrahimovic përfaqësues i Milanit janë takuar në Riad, ku kanë përshëndetur edhe ambasadorin Carlo Baldocci dhe presidentin e ri të Legas, Simonelli.
Ajo që ndodhi më pas ishte surprizuese, me një shkëmbim dhuratash mes klubeve: presidenti zikaltër, Beppe Marotta, pa fshehur një buzëqeshje argëtuese, nderoi Zlatan Ibrahimovicin me një fanellë të zikaltërve (atë me trengjyrëshin dhe dy yjet), të cilën Ibra e kishte veshur në të kaluarën e tij si lojtar. Gjithçka natyrisht në emër të lojës së ndershme dhe në pritje të shfaqjes së mrekullueshme në fushë.