Mason Mount karkon Manchester United për të vazhduar karrierën e tij pasi mendon që aventurës së tij te Chelsea i ka ardhur fundi. Mesfushori i Kombëtares së Anglisë do të lëvizë të gjitha gurët që në merkaton e kësaj vere të vbashkohet me skuadrën e Ten Hag ku tekniku holandez i ka premtuar se do ta vendosë në qendër të projektit të kuq.
Klubi ka ofruar rreth 55 milio0në pound për ta shkëputur nga Chelsea por presienti Tod Boehly kërkon diçka më shmë dhe gjiuha e përbashkët mund ë gjendet shumë shpejt pasi ëshët vullneti i 24-vjeçarit që mund të rezultojë vendimtar edhe pse në garë ka klube të tjera. Arsenal, Liverpool dhe Bayern Munich kanë zbritur gjithashtu në pistë duke shfaqur interes konkret për lojtarin kontrata e të cilit skadon në vitin 2024 dhe ai nuk ka ndërmend ta rinovojë edhe pse emërimi i trajnerit Mauricio Pochettino është një sinjal i mirë pasi ai kërkon ta mbajë me çdo kusht lojtarin, duke ditur rëndësinë që ai ka për mekanizmat e mesfushës së bluve.
Koha nuk premton dhe drejtuesit e klubit po punojnë që ta bindin talentin e rritur në “Cobham Academy” të pranojë ofertën e rinovimit por forma duket larg dhe Manchester United me shumë gajsa do të jetë skuadra që do të përfitojë nga shërbimet e mesfushorit të talentuar.