RTSH Sport Live

Mbappe ka zgjedhur Realin, e konfirmon presidenti Florentino Perez

  • 17/02/2024
  • |
  • Spanjë
Mbappe ka zgjedhur Realin, e konfirmon presidenti Florentino Perez

Kylian Mbappe do të veshë fanellën e Real Madrid sezonin e ardhshëm. Sipas asaj që shkruan “FootMercato” në Francë, njoftimin e ka bërë vetë Florentino Perez, i cili në orët e fundit ka takuar lojtarët e tij, duke i njoftuar për ardhjen e afërt të fenomenit francez, i cili në verë do të transferohet në Spanjë.

Një lajm që numri një i klubit “merengues” donte t'i jepte vetë i pari skuadrës, e cila po përgatitet të mirëpresë një tjetër yll të ndritur, në një ekip që vazhdon të shtojë fenomene dhe që synon të rishkruajë shumë rekorde në historinë e futbollit spanjoll dhe atë të Realit të Madridit.

Kujtojmë që pak ditë më parë Kylian Mbappe njoftoi drejtuesit e PSG se nuk do të rinovonte kontratën dhe se në fund të sezonit do të largohej nga Parisi.