Pas katër barazimeve radhazi, Juve i rikthehet te fitorja në kampionat. Në ndeshjen e javës së 17-të të Serisë A, skuadra e Thiago Motta-s mundi 2-1 Monza-n dhe u ngjit në renditje në kuotën e 31 pikëve. Në U-Power Stadium, në pjesën e parë, McKennie (14') zhbllokoi sfidën, ndërsa Birindelli (22') vendosi barazpeshën me një goditje të bukur me të majtën.
Megjithatë, për suksesin e bardhezinjve mendoi Nico Gonzalez (39') me një goditje të saktë në zonë. Në pjesën e dytë, të dyja skuadrat provuan me të gjithë forcën e tyre, por rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund.