Rey Manaj shumë shpejt mund të jetë shok skuadre me Ernest Muçin dhe Milot Rashicës. Sipas medieve turke sulmuesi i Sivasspor shikohet nga Beshiktashi si profili i duhur për të përforcuar repartin e sulmit.
Shtypi turk shkruan se kartoni i Manaj, i cili vlen rreth 4 mln euro, është i përballueshëm për Beshiktashin. Klubi në fjalë madje ka nisur tratativat me Sivasspor pasi ka marrë miratimin e shqiptarit.
Në këtë histori fjala e sulmuesit ka shumë rëndësi pasi javën e kaluar ai zgjati kontratën për 1.5 vite me Sivasspor duke evituar që të largohej me parametra zero qershorin e ketij viti.