RTSH Sport Live

Mehmeti: Dihen vlerat e Egnatias, por nesër duhet të fitojmë

  • 07/05/2024
  • |
  • Abissnet Superiore
Mehmeti: Dihen vlerat e Egnatias, por nesër duhet të fitojmë

Trajneri i Dinamos, Dritan Mehmeti ka folur për mediat në prag të ndeshjes kundër Egnatias. “Blutë” janë synojnë një vend në “Final 4” dhe për të arritur këtë objektiv duhet të marrin maksimumin përballë rrogozhinasve.

“Normalisht dihen vlerat e Egnatias, është me meritë aty ku është, kemi vlerësimin maksimal, është një ndeshje mjaft e vështirë për të dyja. Ata kanë objektivin që ta mbyllin të parët. Mendoj që do të jetë një ndeshje e luftuar, por unë besoj tek skuadra se pavarësisht rezultateve që kemi marrë javët e fundit, e kemi forcën, por duhet të jemi më të kujdesshëm për mundësitë që kemi pasi po nuk shënove nuk mund të arrish të shkosh drejt fitores.

Duhet patjetër që nesër të fitojmë, është ndeshje me mjaft tension dhe shpresoj që çunat të jenë në ekuilibër dhe mos ndjejnë presion, nuk mund të parashikosh në futboll, besoj që skuadra është përgatitur për të marrë maksimumin.

Të gjitha ndeshjet kanë rëndësinë e vet, të gjitha skuadrat luftojnë, ato që do menaxhojnë më mirë ndeshjet do arrijnë t’ia dalin, është e hapur gjithçka”, ka thënë mes të tjerash Dritan Mehmeti.