Sézar Luis Menoti, i cili ndërroi jetë të dielën në moshën 85-vjeçarve, e udhëhoqi Argjentinën si trajner drejt të parit triumf në Botërorin e 1978-ës dhe admirohej gjerësisht për mënyrën sesi skuadrat e tij luanin futboll. I njohur ndryshe me noftën “El Flaco” (Thatimi) Menoti ishte njeriu që vuri themelet e organizimit në mënyrën e duhur të përfaqësueses së Argjentinës, duke i sjellë qëndrueshmëri edhe rolit të trajnerit të ekipit përfaqësues.
Dikush e ka cilësuar Menotin si një folës lirik me ide të qarta. Në vendin e tij të lindjes emri i tij ishte sinonim i konceptit të të luajturit futboll në mënyrën e duhur. Për të sqaruar perspektivën e tij të futbollit, ai e kishte bërë zakon të thonte se “goli duhet të ishte thjesht një pasim në rrjetë”.
“Menotizmo”, siç u emërtua më pas stili i tij i lojës, nuk ishte vetëm një filozofi futbolli, por edhe një mënyrë jetese. Pas një karriere 10-vjeçare si trajneri, që përfshinin të luajturi në Brazil krahas Pelés në skuadrën e famshme të Santosit, Menoti u bë trajner në vitin 1970.
Vetëm 3 vite më pas, ai e udhëhoqi skuadrën e Hurakánit drejt të parit titull “kampion” në historinë e futbollit profesionist, duke fituarn “Torneo Metropolitano”-n e 1973-shit. Kjo e katapultoi atë drejt rolit të trajnerit të Argjentinës në 1974-ës, teksa mori detyrën e drejtimit të përfaqësueses amerikanolatine pas pjesëmarrjes zhgënjyese në Botërorin e atij viti në Gjermani.
Dhe përgjatë një karriere prej 85 ndeshjesh, ku korri 46 fitore, mori 21 barazime dhe pësoi vetëm 18 humbje, me një golaverazh mbresëlënës prej 161 golash të shënuar dhe 83 të pasuar, ai spikati me triumfin e Argjentinës në Botërorin e luajtur në shtëpi në 1978-ën.
Argjentina e tij nuk arriti ta përsërisë këtë sukses 4 vjet më vonë me të në Spanjë. Menoti vijoi të punonte si trajner deri në 2007-ën, ndërsa në 2019 u emëruar drejtor i skuadrave përfaqësuese të Argjentinës në 2019-ën, detyrë që e kreu deri në ditën që ndërroi jetë.