RTSH Sport Live

Milan, Fonseca: Morata në dyshim, duhet të jemi perfekt në mbrojtje

  • 3 orë para
  • |
  • Futboll Bota
Milan, Fonseca: Morata në dyshim, duhet të jemi perfekt në mbrojtje
Trajneri i kuqezinjve prezanton ndeshjen kundër Bayer Leverkusenit: "Ne nuk jemi Atalanta. Duhet t'i japim vazhdimësi asaj që kemi bërë"

Pas rinisjes në kampionat, Milani tani duhet të kompensojë humbjen në Champions League kundër Liverpool. Kundërshtari që do të sfidojë në ditën e dytë është kampioni gjerman, Bayer Leverkusen.

"Do të jetë e ngjashme me atë kundër Liverpool. Ne duhet t'i japim vazhdimësi asaj që kemi bërë, nga pikëpamja mbrojtëse skuadra është rritur dhe do të jetë një test i mirë - shpjegoi Paulo Fonseca në konferencën për shtyp.

“Për të mundur Leverkusenin, ne do të duhet të luajmë një ndeshje perfekte në mbrojtje”. Për gjendjen e Moratas: "Ai bëri një përpjekje të madhe për të luajtur ndeshjen e fundit. Ai është në dyshim dhe do ta menaxhojmë. Të shohim si do të jetë nesër, nuk duam të rrezikojmë".