RTSH Sport Live

Milan, humbje pa dhimbje me Rennes

  • 22/02/2024
  • |
  • UEFA Europa League
Milan, humbje pa dhimbje me Rennes
Rennes-Milan 3-2, kuqezinjtë fluturojnë në raundin e 16-shes të Europa League

Në ndeshjen e dytë të play-off-it të Europa League, Milani humbi 3-2 kundër Rennes, por falë 3-0 në ndeshjen e parë u kualifikua në raundin e 16-shes. Ishte një ndeshje e këndshme dhe emocionuese në Roazhon Park, ku vendasit e thyen ngërçin në minutën e 11-të me një finalizim të Bourigeaud, më i miri në fushë. Djalli reagon menjëherë dhe në minutën e 22-të barazojnë me një goditje me kokë të Jovic.

Në fillimin e pjesës së dytë francezët kaluan përsëri në avantazh me një penallti të Bourigeaud të dhënë pas një faulli të dyshimtë të Kjaer ndaj Terrier (54'). Kaluan vetëm 4’ dhe Milani barazoi me Leao, i cili u korrigjua pas tre rasteve të humbura. Rennes nuk u dorëzua dhe në minutën e 67-të shënoi sërish, sërish me Bourigeaud dhe sërish nga 11 metra (prekje me dorë e Jovic).